Ekipi akrobatik ajror i Forcave Ajrore turke SOLOTÜRK, bëri një fluturim përshëndetës me 2 avionë në qiellin e Istanbulit para festës së Republikës së Türkiyes.

SOLOTÜRK, i cili merr pjesë në manifestimet që do të mbahen me rastin e 101-vjetorit të Republikës, fluturoi në Bosfor dhe rreth tij.

Qytetarët që ndiqnin fluturimin përshëndetës rreth Bosforit, shikonin lëvizjet aerobatike të pilotëve të SOLOTÜRK me avionët F-16 dhe i incizonin me celularët e tyre.

Fluturimi përshëndetës, në të cilin u hodhën topa zjarri (Flare) zgjati afërsisht 35 minuta./aa