Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup si dhe në qytetin e Shtipit po zhvillohet aktiviteti Ditët e Kinemasë Turke.

Aktiviteti organizohet me rastin 29 tetorit, 101 vjetori i Republikës së Türkiyes, ndryshe i njohur edhe si Dita e Republikës.

Filma të ndryshëm do të shfaqen për 4 ditë në kuadër të Ditëve të Kinemasë Turke, i cili do të organizohet nën kujdesin e Ambasadës turke në Shkup, nga Zyra e Këshilltarit për Kulturë dhe Promovim pranë ambasadës, në periudhën 28-31 tetor 2024.

Filmat do të shfaqen në Kinoverzum në Shkup dhe Shtip, ku të interesuarit do të kenë mundësinë të shikojnë 4 filma turke./aa