“Badgers” ose siç e quajmë ndyshe në shqip “vjedulla” është një lloj kafshe, që gërmon nën tokë për të krijuar habitatin e saj.

 

Këto specie kanë gërmuar nën shinat hekurudhore të trenave në Holandë duke shkaktuar një dëm madhor, anulime dhe mbyllje linjash.

 

Bëhet me dije nga mediat e huaja se janë mbyllur të paktën për një javë, disa nga shërbimet që kryhen nga trenat në veri dhe jug të vendit.

 

Zyrtarët thanë se nuk ishte e qartë se për sa kohë do të vazhdonte problemi pasi vjedulla cilësohet si një specie e mbrojtur.

 

John Voppen, CEO i ProRail (kompania që mirëmban rrjetin hekurudhor holandez)- tha se ishte hera e dytë në një javë që shërbimet ishin ndalur për shkak të aktivitetit të kësaj specieje.

 

Ai tha se problemi mund të marrë një kohë të konsiderueshme për t’u zgjidhur pasi operatorët e trenave kishin nevojë për leje për të lëvizur kafshët ose për të shqetësuar habitatin e tyre.

 

Një inspektim në ditët e fundit tregoi se grupi i vjedullave kishin gërmuar më shumë se çdo herë tjetër, gjë që kishte sjellë pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e shinave, tha ProRail.

 

BBC shkruan se është hera e dytë përsa i përket këtij muaji,  që këto lloj speciesh gërmojne nën shinat hekurudhore, duke bërë që shërbimet në një linjë të pezullohen.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe punëtorët e hekurudhave po planifikojnë të ndërtojnë një habit posaԭërisht për të gjithë familjen e kësaj specieje, në mënyrë që të mos krijohen më probleme me gërmimet nën hekurudha.

 

Vjedulla është një lloj kafshë që gjendet pothuajse në të gjithë Evropën dhe në disa pjesë të Azisë Perëndimore. Ka një kokë të vogël dhe trup të stisur, ka sy të vegjël të zi dhe bisht të shkurtër. Ёshtë një kafshë nate por edhe shoqërore, që fle gjatë ditës në rangun e tij territorial.