Mbi 21 mijë të moshuar me sëmundje të mushkërisë kanë përfituar ilaçe me rimbursim.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “gjatë 9-mujorit të vitit, 21.410 të moshuar me sëmundje të mushkërisë kanë përfituar 350 milionë lekë nga fondi i rimbursimit”.

Koçiu tha se “jemi të angazhuar për të bërë më shumë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e të moshuarve, duke lehtësuar aksesin në trajtimet e nevojshme dhe reduktuar barrën financiare”.

Në korrik të këtij viti është zgjeruar mbulimi me barna të kushtueshme për sëmundjet e ndryshme dhe të rënda, që ishin barrë e madhe financiare për qytetarët. Listës së Barnave të Rimbursueshme i janë shtuar 50 medikamente të reja, nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 12 forma dozash të reja.

Të gjitha këto barna të reja të shtuara në listën e medikamenteve të rimbursueshme, e çojnë listën në rreth 1345 medikamente që rimbursohen nga buxheti i shtetit./ata