Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) me një shumicë dërrmuese votash ka rikonfirmuar kërkesën e saj që SHBA-ja t’i japë fund embargos ekonomike, tregtare dhe financiare ndaj Kubës.
187 vota ishin pro masës në dhomën 193 anëtarëshe, me dy vota kundër, respektivisht SHBA-ja dhe Izraeli. Moldavia abstenoi nga votimi.
Ministri kuban i Punëve të Jashtme, Bruno Eduardo Rodriguez Parrilla, para votimit tha se votat pro do të “rikonfirmojnë të drejtën e popullit tonë dhe të të gjithë popujve për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe vetëvendosjen e tyre pa ndërhyrje të huaja”.
“Ajo thjesht bën thirrje për ndërprerjen e abuzimit dhe padrejtësisë, Kuba ka të drejtë të jetojë pa bllokadë”, tha ai, duke shtuar se mbështetja e rezoloutës gjithashtu do të jetë një “akt i njohjes së drejtë të rezistencës heroike të fisnikëve, krenarëve dhe popullit vëllazëror kuban”.
Rezoluta jo-detyruese, e cila është hera e 32-të për të cilën votohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka një natyrë këshilluese dhe pasqyron qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar.
Embargot e SHBA-së kundër ishullit filluan në vitin 1960 dhe u zgjeruan në vitet në vijim. Megjithëse embargoja u lirua në vitin 2000 për të lejuar dërgimin e ushqimeve dhe mallrave humanitare në Kuba, ajo vazhdon të ndalojë shumicën e biznesit amerikan me Kubën./aa