Totali i kursimeve në banka shënoi rritjen gjatë muajit shtator 2024, duke prekur shifrën e rreth 1.333 trilionë lekëve, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Krahasuar me një muaj më parë, kursimet bankare u rritën me 1 miliard lekë.
Sipas BSH-së, kursimet në monedhën vendase lekë, shënuan vlerën e 591 miliardë lekëve, nga 594 miliardë që regjistroheshin një muaj më parë.
Ndërsa kursimet në valutë shënuan vlerën 741 miliardë lekë në fund të muajit shtator 2024, me një rritje 5 miliardë lekë kundrejt gushtit.
BSH-ja bën të ditur se, me bazë vjetore (shtator 2024- shtator 2023) kursimet në lekë janë rritur me 8.9 % dhe kursimet në monedhë të huaj janë rritur me vetëm 0.6%./ata