Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që ndodhi gjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije se ka gjetur një automjet tip ‘Land Rover’ model tip i ri të djegur në zonën e Grudës së Re.
Sipas bluve, brenda makinës janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarje.
Kujtojmë se mesditën e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare dhe u plagos bashkëshorti i saj. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
/Opinion