Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se është kërcënuar me vdekje nga trafikantët për shkak të firmosjes së marrëveshjes për emigrantët të firmosur me qeverinë shqiptare. Meloni ka thënë se në Itali ka një klimë tensioni rreth kësaj marrëveshje, por ajo shton se është e vendosur t’i qëndrojë deri në fund.

Gjithashtu Meloni thotë se është e bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë është se të gjithë e kuptojnë se ai është çelësi për të bllokuar emigracionin e parregullt.

“Do të bëjë që gjithçka të funksionojë. Jam i bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë është se të gjithë e kuptojnë se ai është çelësi për të bllokuar emigracionin e parregullt. Nëse kontrabandisti gjendet jashtë kufijve evropianë, ky është pengesa më e madhe që mundemi. Është hera e parë, në fakt, që trafikantët e qenieve njerëzore më kanë kërcënuar me vdekje”, ka thënë ajo në ‘Porta a Porta’.

Meloni ka folur edhe lidhur me qëndrimet e gjykatave për zbatimin e marrëveshjes. Ajo tha se argumentet me të cilat gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u panë nga shumë njerëz si një argument më afër një fletëpalosjeje propagandistike sesa një akti gjyqësor.

“Argumentet me të cilat gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u panë nga shumë njerëz si një argument më afër një fletëpalosjeje propagandistike sesa një akti gjyqësor. Argumenti i Gjermanisë naziste është efektiv në një propagandë në nivel ligjor është më i dobët. 

Nëse vazhdojmë kështu, do të jem unë ajo që do të them që Italia nuk është një vend i sigurt. Kur e themi këtë për Bangladeshin, flasim për 180 milionë banorë të cilëve ne u themi ‘ejani me qetësi në Itali. Do të vazhdoj në drejtimin e ndërmarrë. Strategjia e qeverisë po funksionon sepse zbarkimet po pakësohen dhe ne po tregojmë se mund ta ndalim këtë fenomen”, tha Meloni./Dita