Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përcolli sot urime të përzemërta për zgjedhjen e Mark Rutte si Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s.

“Besimplotë se përvoja dhe lidershipi i tij do të jenë të paçmuara për Aleancën tonë, veçanërisht në këto kohë sfidash për sigurinë globale. Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuuar në përpjekjet kolektive për paqe dhe stabilitet, për të avancuar më tej misionin dhe vlerat e NATO-s”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.

NATO ka emëruar kryeministrin holandez në largim Mark Rutte për të pasuar Jens Stoltenberg në tetor si sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm të aleancës./ata