Kryeministri Edi Rama, në konferencë me ambasadorin Silvio Gonzato, tha se progres raporti i BE për Shqipërinë është më pozitivi i gjithë këtyre viteve.
Kreu i qeverisë u shpreh se ky progres raport është edhe dokumenti më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr .
Ai shtoi më tej se raporti shënjon me përpikëmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjen ku duhet të përqendrohemi për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.
Edi Rama: Është dokumenti më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe ne i referohemi fjali për fjali. Është i vetmi raport që bazohet në fakte dhe jo në perceptime e sondazhe. I referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standartëve të funksionimit të institucuineve dhe shteteve anëtare.
Më vjen mirë që marrin raportin më pozitiv të gjithë këtyre viteve, e tillë është edhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeverita afirmoi njohjen e përparimeve të bëra nga Shqipëria. Ky raport shënjon me përpikëmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjen ku duhet të përqendrohemi për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.
Ky proces është proces që vazhdon por cilido që dëshiron të kuptojë e të mësojë se ku ndodhet Shqipëria në të gjitha fushat bën mirë ta lexojë këtë raport, një panoramë e situatës aktuale të vendit./GazetaShqiptare