Ministri i Brendshëm Taulant Balla inkurajon Policinë e Shtetit për më shumë kontrolle në vijën bregdetare me qëllim rritjen e sigurisë për pushuesit gjatë sezonit turistik.

 

Ministri i Brendshëm Balla, duke postuar pamje nga operacionet e monitorimit të policisë gjatë vijës bregdetarë inkurajon Policinë e Shtetit për të rritur angazhimin e saj.

 

“Mirëmëngjes dhe me operacionet e Policisë së Shtetit të shtrirë në gjithë vijën bregdetare për sigurinë e pushuesve, ju uroj një ditë të mbarë

 

Përgëzoj Policinë Kufitare të Vlorës dhe Durrësit për bllokimin e disa mjeteve lundruese për lundrim në perimetrin e sigurisë dhe pa dokumentacion përkatës. Inkurajoj strukturat e Policisë së Shtetit për më shumë angazhim për sigurinë e jetës së pushuesve gjatë sezonit veror.”, shkruan Balla në rrjetet sociale.