Agjencia e Mbrojtjes Kibernetike e Kanadasë e cila është përgjegjëse për parandalimin e depërtimit të të huajve në rrjetet kompjuterike, për herë të parë në raportin e saj e përcaktoi Indinë si një "kërcënim kibernetik".
Qendra Kanadeze e Sigurisë Kibernetike publikoi raportin e saj të quajtur "Vlerësimi Kombëtar i Kërcënimeve Kibernetike (NCTA)", i cili trajton "kërcënimet kibernetike" me të cilat përballen institucionet dhe qytetarët në vend.
Në raportin ku India përcaktohet për herë të parë si një "kërcënim kibernetik" pretendohet se India kryen aktivitete kibernetike me qëllim të spiunimit të rrjeteve të qeverisë kanadeze.
Ndër të tjera në raportin që publikohet çdo dy vjet, theksohet që teksa marrëdhëniet midis Indisë dhe Kanadasë vazhdojnë të përkeqësohen, pritet të rriten kërcënimet kibernetike të Indisë.
Kina, Koreja e Veriut, Irani dhe Rusia gjithashtu kryejnë "kërcënime kibernetike" kundër Kanadasë, theksohet në raportin i cili vë në dukje se sulmet kibernetike të Kinës ishin "të pakrahasueshme" dhe shihen si "kërcënimi më i madh" për sigurinë kibernetike të Kanadasë.
Në raport bëhet e ditur se sulmet kibernetike të Kinës synojnë të mbledhin informacione që do të ofrojnë përparësi në fushat ekonomike dhe ushtarake./aa