Me ndihmën e teknologjisë së avancuar të lazerit, arkeologët kanë zbuluar një qytet të madh antik të qytetërimit Maja në pyllin e dendur tropikal Yucatan të Meksikës.

Qyteti Valeriana është zbuluar në një studim të kohëve të fundit. Në këtë qytet mund të kenë banuar 30.000-50.000 njerëz rreth viteve 750-850 të erës sonë, në një hapësirë të krahasueshme edhe me qytetet moderne.

Duke përdorur teknologjinë e Zbulimit dhe Rangimit të Dritës (LiDAR), studiuesit zbuluan struktura të mbuluara nga bimësia e dendur në Campeche, Meksika jugperëndimore, duke përfshirë fusha bujqësore, fusha sportive, një amfiteatër dhe piramida.

Ndërsa arsyet e rënies së Valerianës mbi njëmijë vjet më parë mbeten të paqarta, ndryshimi i klimës dyshohet si një shkak i mundshëm.

Gjetjet e reja u botuan në Antiquity, një revistë mbi arkeologjinë, duke hedhur dritë mbi qytetërimin Maja, i cili lulëzoi në të gjithë Meksikën juglindore dhe Amerikën Qendrore me përparime të rëndësishme në astronomi, matematikë dhe arkitekturë./aa