Në Marok u protestua dhe u dënua fjalimi i presidentit francez, Emmanuel Macron në Parlamentin maroken ku ai kritikoi rezistencën palestineze.

Dhjetëra marokenë u mblodhën para Konsullatës së Përgjithshme të Francës në Casablanca në protestën e organizuar nga Fronti i Mbështetjes Marokene për Palestinën.

Pavarësisht përpjekjeve të forcave të sigurisë për ta parandaluar, protestuesit shprehën reagimet e tyre ndaj deklaratave të Macronit.

Protestuesit theksuan se dënojnë deklaratat e Macronit dhe solidarizohen me Gazën, duke brohoritur slogane si "Sinwar la një testament", "Asnjë kompromis për kauzën", "Palestina është amanet, normalizimi (me Izraelin) është tradhti" dhe "O Macron... Palestina është bebëza e syrit tonë".

Presidenti francez Macron e përshkroi Hamasin si organizatë "terroriste" dhe "barbare" në fjalimin e tij në Parlamentin maroken më 29 tetor./aa