Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi sot Rusinë për goditjen e një ndërtese nëntëkatëshe në qytetin verilindor të Kharkivit, duke shtuar se kishte të plagosur nga sulmi.

“Fatkeqësisht, ka të plagosur, mes tyre edhe fëmijë. Njerëz të tjerë mund të jenë nën rrënoja. Të gjitha shërbimet përkatëse janë duke punuar në vend”, ka shkruar ai në Telegram.

Zelenskyy në mënyrë indirekte qortoi partnerët perëndimorë për “vonesën e vendimeve”, që do të thotë kërkesë e Ukrainës që SHBA-ja të autorizojë përdorimin e armëve me rreze të gjatë për të goditur objektivat brenda territorit rus.

Ndërkaq, aeroporti ndërkombëtar në qytetin jugor të Rusisë, Saratov, ndaloi operacionet deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të kërcënimit të një sulmi ukrainas me dron, tha guvernatori Roman Busargin në Telegram.

Në një deklaratë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se porti i Berdyanskut në Detin Azovstal u sulmua nga dronë të marinës ukrainase.

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë luftimet në rajonin kufitar të Rusisë, Kursk, ku Kievi filloi një inkursion në gusht, dhe në Ukrainën lindore, ku Moska vazhdon të pretendojë përparime në fronte të shumta./aa