Protestë e një grupi banorësh në Unazën Jugore të Elbasanit. Në mbështetje te protestuesve merr pjesë dhe Forumi Rinor i PD Elbasan. Protesta vjen pas aksidentit të fundit ku 20-vjeçari Fiori Sula humbi jetën pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga Aristir Dimo, konsull nderi në Bullgari.

 

 

Protestuesit kërkojnë që të forcohen masat e kontrollit në këtë segment rrugor me rrezik për jetën e këmbësorëve.

 

Protestuesit kanë bllokuar përkohësisht edhe qarkullimin. Në Unazën Jugore të Elbasanit gjatë viteve të fundit ka pasur aksidente të shumta. Protestuesit kanë sugjeruar ndërtimin e një nënkalimi në Unazën Jugore.