Presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë tre-ditore në Kinë. CNN shkruan se Macron ka mbërritur në aeroportin e kryeqytetit të Pekinit.

 

 

 

Në këtë vizitë, do të takohet me liderin kinez Xi Jinping ku pritet të diskutohet lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve për të thelluar bashkëpunimet mes tyre.

 

Kujtojmë se para kësaj vizite Macron, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Joe Biden.

 

“Të dy liderët diskutuan për udhëtimin e Macron në Kinë. Nuk mungoi mbështetja nga të dyja palët për Ukrainën”, tha më herët në një njoftim zyrtar Shtëpia e Bardhë.