Një mbrëmje ndryshe nga të tjerat ishte ajo e djeshmja për Bibliotekën e Kryeministrisë, ku modelet sfiluan duke prezantuar koleksionin e ri të stilistes së mirënjohur Mirela Nurçe.

Koleksioni i titulluar “Udhëtim në Perandorinë Osmane”, erdhi në kuadër të Ditës së Republikës së Turqisë, frymëzuar dhe bazuar në vlerat e trashëgimisë kulturore osmane në periudha kohe të ndryshme. Por gjithashtu stilistja është ngacmuar në krijimtarinë e saj edhe nga sitet arkeologjike, bukuritë e monumenteve kulturore të Turqisë.

“Udhëtim në Perëndorinë Osmane” si një ekspozitë lëvizëse në formën e fashion show. Krijimet e Mirela Nurçes u sollën me elegancë nga modelet e agjencisë së parë të modelingut në Shqipëri, “Grace models”.

Me këtë rast në Qendrën për Hapje e Dialog ishte i pranishëm edhe fotografi me famë ndërkombëtare Fadil Berisha./ata