Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Siç raportojnë mediet, Tahiri është thirrur për të dëshmuar lidhur me çështjen e “21 Janarit”.
Tahiri është thirrur si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes.
Pasi doli nga SPAK ai tha se u pyet për “21 Janarin’, duke shtuar: “U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet.”
Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.
Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, në korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin./ata