Qeveria vendosi sot, që Agjencia Kombëtare e Diasporës të kalojë në varësi të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Po ashtu, qeveria këtë të mërkurë ka vendosur dhe zgjatjen e afateve për lejimin e hyrjes pa viza për qëllime turistike për disa shtete.

“Këshilli i Ministrave sapo vendosi një formatim të ri të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, që tashmë do të jetë pjesë e Ministrisë së Evropës dhe Punët e Jashtme, si angazhim që ne morëm në Samitin e Diasporës në nëntor të vitit të shkuar”, tha Hasani.

“Me idenë dhe dëshirën për të patur sa më shumë përpjekje të mira dhe sa më shumë zhvillim në raport me të gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare që jetojnë jashtë vendit dhe kanë nevojën e domosdoshmërinë për të patur një angazhim institucional me vendin amë. Krijimin e kësaj agjencia pranë MEPJ, si një mekanizëm i nevojshëm i punës së ministrisë sonë bazuar në nevojat aktuale të realiteteve që jetojmë”, u shpreh ministri Hasani./ata