Rruga Shëngjin-Velipojë, e cila konsiderohet një investim kyç për turizmin në veri të vendit, po shkon drejt përfundimit.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ndau sot pamje nga kjo rrugë, e cila tani është në fazën e asfaltimit.

“Shëngjin-Velipojë po asfaltohet”, shkruan Ndreu, krahas fotove të publikuara në rrjetet sociale.

Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik./ata