Të paktën 9 palestinezë humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite ndaj një shtëpie, dy automjeteve dhe një pike ku ishin të grumbulluar palestinezët.

Sipas informacioneve që burimet lokale dhanë për AA-në, në sulmin e kryer ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat humbën jetën 4 persona, përfshirë një fëmijë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Të vdekurit dhe të plagosurit u transportuan në spitalin Al-Awde. Ndërsa në sulmin e kryer në lagjen Shujaiyya në qytetin e Gazës humbën jetën 2 persona, trupat e të cilëve u transportuan në spitalin Al-Ahli Baptist.

Në një deklaratë nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile në Gaza, 3 palestinezë humbën jetën si pasojë e bombardimit të ushtrisë izraelite që shënjestroi dy automjete në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 43.259 palestinezë, përfshirë rreth 17.210 fëmijë dhe 11.742 gra ndërsa janë plagosur 101.827 të tjerë.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./aa