Kryetari i grupimit PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar Kemi Badenoch për zgjedhjen e saj si liderja e re e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar.
Me anë të një postimi në X, Basha shkruan se kjo është një arritje e jashtëzakonshme, dhe se pret një partneritet të fortë për sfidat dhe qëllimet e përbashkëta.
“Urime, Kemi Badenoch, për zgjedhjen si liderja e re e Partisë Konservatore! Kjo është një arritje e jashtëzakonshme, dhe presim të ndërtojmë një partneritet të fortë teksa punojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të promovuar qëllimet dhe vlerat që bashkëndajmë”- shkruan Basha./ata