Kryebashkiaku i Moskës ka njoftuar se në kryeqytetin rus po merren masa anti-terroriste, pasi kreu i grupit mercenar “wagner”, Yevgeny Prigozhin, i shpalli zyrtarisht luftë udhëheqësve ushtarakë të vendit.
“Në lidhje me informacionin që arrin në Moskë, po merren masa kundër terrorizmit me qëllim të forcimit të sigurisë”, tha Sergei Sobyanin në mediat sociale.
Udhëheqësi i grupit mercenar wagner sfidoi Moskën dhe sulmoi udhëheqësit e saj ushtarakë, duke thënë se do të kontrollojë qytetin rus të Rostovit, me qëllim marshimin drejt Moskës me 25 mijë burrat e tij, të cilët janë të gatshëm të vdesin nëse ministri i Mbrojtjes Sergheij Shoigu nuk pranon ta takojë atë.