Zëvendësshefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, i ka kërkuar kreut të shtetit Volodymyr Zelensky që ta shkarkojë atë pas kritikave për punën e tij.

 

”Presidenti Zelensky pranoi kërkesën dhe shkarkoi zyrtarin e lartë nga posti i tij”, sipas një dekreti të postuar në faqen e internetit të presidentit.

 

Më herët, Timoshenko bëri bujë duke përdorur një SUV të ofruar nga prodhuesi amerikan i automobilave ”General Motors” për shpëtimin e qytetarëve nga zonat e luftimit dhe për misione humanitare.

 

Sipas medias ukrainase, Timoshenko është kritikuar edhe për tejkalimin e detyrave të tij si zyrtar i administratës presidenciale në rajone dhe për përfshirje në aktivitete politike.

 

Tymoshenko falënderoi Zelensky në kanalin e lajmeve Telegram të martën për ”besimin dhe mundësinë për të punuar për vendin e kohës së luftës”.

 

Zyrtari i motivoi udhëtimet e tij si punë zyrtare.

 

Ditët e fundit, Zelensky njoftoi një qasje më agresive ndaj sjelljes së keqe, pas skandaleve që përfshinin korrupsionin dhe pasurimin personal në aparatin shtetëror.

 

Një zëvendësministër u shkarkua për ryshfet për blerjen e gjeneratorëve të energjisë elektrike, ndërsa Ministria e Mbrojtjes është kritikuar ”për blerjen e ushqimeve për ushtarët me çmime të larta”.