Cristiano Ronaldo do të kthehet në Evropë për të përfunduar karrierën e tij. Lajmin e ka zbuluar menaxheri i Al-Nassr, Rudi Garcia. Pesë herë fituesi i Topit të Artë dhe golashënuesi rekord i të gjitha kohërave i Real Madridit pati një karrierë të përsosur në Evropë, duke bërë që rekordet të bien pa probleme para tij.

 

 

Ai shënoi 701 gola në 949 paraqitje në klub mes titujve në Angli, Spanjë dhe Itali. Me ardhjen e tij në Al-Nassr, 37-vjeçari deklaroi prerazi se koha e tij në Evropë ka përfunduar.Megjithatë, Rudi Garcia, trajneri i Ronaldos në Al-Nassr, i ka hedhur poshtë në mënyrë sensacionale pretendimet ish lojtarit të Manchester United. 58-vjeçari, i cili tashmë ka fajësuar Ronaldon për eleminimin e skuadrës së tij në Superkupën e Arabisë Saudite, beson se kapiteni i Portugalisë nuk do të pensionohet në Al-Nassr.

 

“Cristiano Ronaldo nuk do të tërhiqet me Al-Nassr”, tha Garcia. Ai do të kthehet në Evropë në fund të karrierës së tij për t'u pensionuar”.