Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka urdhëruar vendosjen e aseteve shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme.
Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, tha se kjo masë erdhi në përputhje me “angazhimet tona për mbrojtjen e qytetarëve dhe forcave amerikane në Lindjen e Mesme, mbrojtjen e Izraelit dhe de-përshkallëzimit përmes parandalimit dhe diplomacisë”
“Sekretari i Mbrojtjes urdhëroi vendosjen në rajon të shkatërruesve të mbrojtjes raketore balistike, skuadron luftarake dhe aeroplanë cisternë, si dhe disa bombardues të Forcave Ajrore të SHBA-së ‘B- 52’ me rreze të gjatë”, tha Ryder.
Ai shtoi se forcat do të fillojnë të mbërrijnë në muajt e ardhshëm, derisa grupi i transportuesit ‘USS Abraham Lincoln’ përgatitet të niset./aa