Për të ulur numrin e aksidenteve, rritur sigurinë në punë por dhe respektimin e të drejtave të punonjësve, qeveria pritet të marrë një sërë masash duke shtuar ndjeshëm kontrollet. Në dokumentin e Politikave sociale për sigurinë dhe shëndetin në punë Ministria e Ekonomisë dotë vendos në sitë një sërë sektorësh.
“Sektorët më problematikë në rast aksidentesh është ndërtimi miniera dhe elektriticitet, gaz, ujë. Janë më të riskuarat. Ndërtimi ka një zhvillim shumë të madhe dhe kishte një numër të ulët kantieresh dhe ndërsa tani është zhvilluar në raport me aksidentet kemi një ulje dhe ndërgjegjësim në këtë sektor. Ndërsa tek minierat ne bashkërendojmë punën për inspektimet. Për të cilat do të merren edhe masa të mëtejshme”, u shpreh për A2 CNN Eda Beqiri nga Sektori i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Ndonëse aksidentet në punë qëndrojnë të larta një sër sektorësh kanë marrë masa duke ulur numrin e tyre. Në 2023, u regjistruan 168 aksidente në punë, 30 me pasoja fatale për jetën. Por për të krijuar një regjistër të saktë për aksidentet, do të përafrohet legjislacioni me atë të BE.
“Ne do ta përshtatim dhe në legjislacionin shqiptar me elementet data, vendi i ngjarjes, shkaku i aksidentit i kemi, por jo të kodifikuara dhe do i përshtatim sipas statistikave europiane”, vijoi Beqiri.
Inspektoriati i Punës do të jetë përgjegjës edhe për uljen e informalitet sidomos në drejtim të pagave për të cilën janë përcaktuar edhe masat që do të merren në rast shkeljesh.
“Në bashkëpunim me strukturat e tjera dhe urdhër të kryeministrit ka qenë në fokusin tonë, është e vështirë për tu evidentuar por kërkon dhe fushata ndërgjegjësuese. Informaliteti gri ka qenë, është dhe do të jetë në vëmendje të Inspektoriatit të Punës. Për çdo rast të shkeljes së legjislacionit të punës do dali me një masë paralajmërim gjobë sanksion pezullim i punës”, theksoi Beqiri.
Për uljen e informaliteti qeveria ka ndërmarrë një sërë fushatash paralajmëruese, ndërsa inspektimet në terren tashmë janë shtuar ndjeshëm./A2