Në “Ditën e letërsisë dibrane”, një grup shkrimtarësh dhe artdashësish i janë bashkuar aktivitetit të organizuar nga Lidhja e Intelektualëve Dibranë.
“Dita e Letërsisë Dibrane”, aktiviteti i Lidhjes së Intelektualëve Dibranë, pas organizimit në disa qytete, përmbylli turin e saj me aktivitetin e mbajtur sot në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli”, Peshkopi, mes të ftuarish, intelektualëve, autorë, botues e libradashës.
Në praninë e zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, kryetarit të Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, kryetarit të Lidhjes së Intelektualëve Dibranë, Shpëtim Cami, për promovimin e letërsisë dhe autorëve dibranë, së bashku me autorë e dhuruesit për fondin e pasur që i shtuan Bibliotekës së Peshkopisë me këtë rast.
Aktiviteti është përmbyllur me një bashkëbisedim mes shkrimtarëve, që ndanë emocionet e tyre me të pranishmit, mbi letërsinë, kulturën dhe artin e kësaj zone./ata