Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit,” Muzeu Historik Kombëtar, së bashku me Institutin e Studimeve Ushtarake dhe forumin “Nderojmë dhe mbrojmë traditat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare,” organizuan një bisedë përkujtimore në Qendrën e Artit “Agimi”.
Tema e këtij aktiviteti ishte “Roli i gruas në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.”
Në hapje të aktivitetit, studiuesi Jorgo Qirko prezantoi sekuenca filmike, duke rikthyer në kujtesë kontributin e grave në këtë luftë.
Studiues të fushës mbajtën kumtesa për të nderuar kontributin e grave: Prof. asoc. dr. Bernard Zotaj: “Luftëtare, partizane dhe drejtuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare”; Drita Shehi: “Gruaja pezake në luftë”; Liljana Mero: “Udhëtimi i luftëtareve të lirisë për në Kongres të Gruas dhe përkujtimi pas 25 viteve të kongresit”; Gjinovefa Kadiu: “Gruaja në shtypin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”; Studiuesi Naxhi Kasaruho, Mjeshtër i Madh: “Këngët partizane vlerë e çmuar në kulturën tonë kombëtare”
Diskutimet e pjesëmarrësve theksuan rolin vendimtar dhe kontributin e çmuar të gruas shqiptare në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke nderuar me mirënjohje historinë dhe sakrificat e tyre./ata