Kërkesat e biznesit për fuqi punëtore por edhe orientimi drejt turizmit i qytetit të Vlorës, ka bërë që shërbimi profesional të shtojë kurset për t’u përshtatur tregut.

Qendra e Formimit Profesional në Vlorë ofron zanat në 15 degë të ndryshme dhe jo vetëm për të rinjtë
Moshat e reja por dhe shumë qytetarë të tjerë janë ata që mbushin kurset e kësaj qendre.

Ergys Alushi, drejtor i Qendrës së Formimit Profesional në Vlorë u shpreh: 472 janë personat që po trajnohen aktualisht të të gjitha moshat. Janë kryesisht ato kurse që kërkohen në treg, siç është sektori i turizmit, dhe prioritet janë kuzhinierët, banakieret , hoteleritë me qëllim që të rinjtë të certifikohen dhe të jenë të gatshëm për sezonin turistik.

Kurset zgjasin nga katër deri në shtatë muaj, ndërsa interes të lartë të rinjtë kanë shprehur edhe për zanatin e hidraulikut.

Kurset e parukerisë dhe manikyrit kanë tërhequr gjithashtu një numër të madh të rejash të cilat me të marrë certifikatën mund ta ushtrojnë zanatin si brenda ashtu edhe jashtë vendit./TopChannel