Në ish-shkollën e mesme në Zerqan të Dibrës u mblodhën për tu takuar pas 25 vjetësh, maturantët e vitit 1999. Kishin ardhur nga të gjithë kontinentet për të kujtuar vitet e tyre në kërkim të dijes.
Malli për njeri-tjetrin, nostalgjitë dhe kujtimet ishin të mëdha, por të përshkuara nga trishtimi kur panë se si ishte katandisur kjo vatër e diturisë në Zerqan.
“Përjetuam një rini të trazuar në këtë tranzicion të pafund. U përballëm në moshë të re, rrugëve të botës, me vështirësitë e emigrantit. Por në këto vështirësi gjetëm forcën tonë dhe ndihemi krenar që mësuam në shkollën e Zerqanit, në këtë vatër të ndritur të dijes, për Dibrën e më gjerë”, shprehen ata.
Maturantët e dikurshëm shprehim zhgënjim për situatën e krijuar ishte i madh dhe apelojnë që institucionet përgjegjëse të vendosin në piedestalin që meriton këtë shkollë.Një dolli për të lënë pas trishtimin, e për të ndarë me njëri-tjetrin historitë unike të secilit, gjatë 25 viteve rrugëtim për të begatuar e ndërtuar të ardhmen individuale./Shqiptarja