Pas humbjes në “Klasike”, Bledi Shkëmbi zhvilloi një takim kokë më kokë me drejtorin sportiv, Agim Ibrahimi. Palët morën kohë për të vijuar projektin e nisur në verë, por sigurisht kërkohej një reagim i shpejtë për të shmangur zonën e ftohtë. Situata jo vetëm që nuk ndryshoi, por Tirana pësoi një tjetër humbje, e dyta radhazi, këtë herë kundër Egnatias.
Situata që po kalojnë bardheblutë është me të vërtetë e rëndë pasi tani rrezikojnë jashtëzakonisht shumë. Pa tifozë për pjesën e mbetur të sezonit, nëse nuk do të këtë një zbutje nga Apeli, e ardhmja e Tiranës bëhet shumë e vështirë. Pavarësisht se palët janë të vetëdijshëm se Shkëmbi nuk është përgjegjësi i parë, apo i vetëm në këtë histori, duket e vështirë që të vijojnë më tej bashkëpunimin.
Palët kanë planifikuar një takim këtë të hënë për të vendosur për të ardhmen, por sipas të gjithë gjasave ky pritet të jeni fundi i marrëdhënies ndërmjet tyre, në rastin më të mirë mund të marrin dhe një javë kohë për të vendosur përpara pauzës që do të sjell kombëtarja.
12 pikë në 11 javë janë shifra që dënojnë Bledi Shkëmbin i cili la e ekipin përfaqësueses U-19 për të marrë drejtimin e bardhebluve./BalkanWeb