UEFA-s ka shpallur lojtarin më të mirë të ndeshjes Kroaci – Shqipëri, sulmuesin kroat Andrej Kramariç.


Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar se “Kramariç kishte gjithnjë zgjedhjet e duhura. Ishte lojtari që bëri dallimin”.

Kramariç e shënoi golin e parë për Kroacinë.

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi këtë të mërkurë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian kundër Kroacisë.

Ndeshja përfundoi në barazim 2-2. Kuqezinjtë hapën rezultatin, më pas kroatët u kundërpërgjigjën me dy gola dhe Shqipëria barazoi në minutat e fundit të ndeshjes./GazetaShqiptare