Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta Genc Gjokutaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku do të dorëzojë ankimin për masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë me kërkesë të SPAK.

Gjokutaj tha për mediat se vendimi për arrestimin është një vendim thashethem i bazuar në hamëndesime.

“Meta ka qenë në dispozicion të hetimit. Dhe nga pikëpamja e dyshimit të arsyeshëm, mund të them pa frikë që është një vendim thashethem. Janë kërkuar letër porositë, treçereku ka ardhur me përgjigje me negative.

Bëjnë lidhje që blera është blerë në këtë orë. Është një vendim që bazohet në hamëndësime, ndërhturje me hamëndesëim i rrethanave të caktuar. Të të tre procedimet, ju do e shikoni në të ardhmen, situata është krejt tjetër.

Deputetët e PL kanë depozituar një kërkesë drejtorit të policisë dhe ministrit në lidhje me një informacion për arrestimin. Kallëzimin e kemi gati për ta depozituar. Të shohim përgjigjen”, deklaroi Gjokutaj./OraNews