Seanca e kërkuar nga ish-ministri Sajmir Tahiri për të shqyrtuar kërkesën për llogaritje të kohës së paraburgimit, është shtyrë.

 

Prokurori i çështjes ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet voluminoze të dosjes së tij dhe Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit dhe e caktoi seancën e rradhës në datën 20 mars 2023 në orën 10:00.

 

Ish ministri Sajmir Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Tahiri dërgoi pak muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

 

Më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Sajmir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

 

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”