Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes njoftoi se janë neutralizuar 9 terroristë të PKK-së në veri të Irakut dhe Sirisë.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se Forcat e Armatosura Turke kanë vazhduar të pastrojnë fuqishëm terroristët.

"Janë neutralizuar 8 terroristë të PKK-së të identifikuar në operacionin 'Claw-Lock' dhe rajonet Kandil në veri të Irakut dhe një terrorist i PKK/YPG-së i identifikuar në rajonin e 'Mburojës së Eufratit' në veri të Sirisë. Ne jemi të vendosur për të eliminuar terrorizmin në burimin e tij", thuhet në deklaratën e ministrisë./aa