Në sheshin "Republika" në kryeqytetin e Francës, Paris u mbajt protestë në mbështetje të Palestinës.

Parisienët mbajtën protesën për të reaguar kundër bombardimeve të Izraelit më 26 maj në kampin e palestinezëve të zhvendosur me detyrim në Rafah. Protestuesit u mblodhën në sheshin "Republika" me qëllim solidariteti me palestinezët dhe kërkuan përfundimin e sulmeve të Izraelit në Gaza.

Pavarësisht shiut, demonstruesit vazhduan protestën e tyre dhe mbajtën në duar pankarta me mbishkrime të tilla si "Izraeli është vrasës, (presidenti francez Emmanuel) Macron është bashkëpunëtor", "Palestina do të jetojë" dhe "E gjithë vëmendja është mbi Rafah".

Në mesin e protestuesve ishin edhe lideri i opozitës, Jean-Luc Melenchon, deputeti nga Partia "Franca e Papërkulur" (LFI), Sebastien Delogu si dhe shumë politikanë të opozitës.

Disa protestues hipën mbi statujën që ndodhet në mes të sheshit "Republika" dhe valëvitën flamurin e Palestinës. Shumë persona morën pjesë në protestën duke vendosur mbi kokë ose në shpatullat e tyre 'kefijen' palestineze.

Protestuesit borohoritën me sloganet si "Fëmijët e Gazës, fëmijët e Palestinës, njerëzimi po vritet", "Kjo nuk është luftë, është gjenocid" dhe "Gaza, Parisi është me ju" si dhe ngritën duart në ajër duke i bërë grusht.

Po ashtu protestuesit kërkuan nga qeveria franceze që të zbatojë sanksione kundër Izraelit.

Deputeti Delogu i cili u dënua me 15 ditë pezullim për shpalosjen e flamurit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit Kombëtar, u prit në protestë me duartrokitje dhe gjatë protestës ai mbajti flamurin e Palestinës./aa