Të paktën 36 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një autobusi në luginë në rajonin Uttarakhand të Indisë.

Sipas lajmit të Hindustan Times, autoritetet kanë njoftuar se një autobus ra në luginë teksa po lëviztje nga Garhwal në drejtim të rajonit Kumaon.

Autoritetet theksuan se 36 persona humbën jetën në aksidentin që u shënua në zonën Almora të rajonit.

Ndër të tjera autoritetet informuan se autobusi transportonte udhëtarë mbi kapacitetin e tij dhe se në aksident u plagosën edhe mbi 20 persona të tjerë.

Për shkak të atyre që janë plagosur rëndë në aksident, autoritetet njoftuan se numri i të vdekurve mund të rritet dhe se po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Zyrtari i rajonit, Vineet Pal, tha se qeveria ka nisur një hetim për aksidentin dhe se dy zyrtarë janë pezulluar me arsyen se lejuan daljen në trafik për autobusin që nuk plotësonte kushtet minimale.

Kryeministri i Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami, në një deklaratë shprehu dhimbjen për humbjet e jetëve që u shënuan në aksidentin fatkeq.

Dhami njoftoi se ekipet po ndërmarrin punime të kërkim shpëtimit dhe se po punojnë për të dërguar të plagosurit në spital./aa