Mes protestash kundër rezultateve të zgjedhjeve në Pakistan, partitë kundërshtare të ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan kanë arritur marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë së re.
Partia Popullore e Pakistanit e Bilawal Bhutto Zardari deklaroi se do të ndihmonte Lidhjen Myslimane të Pakistanit të Nawaz Sharif që të zgjedhë kryeministrin e ardhshëm.
Të dy partitë kanë qenë më parë aleate në kohën që rrëzuan Imran Khan nga pushteti në vitin 202
Kandidatët e pavarur të mbështetur Khan siguruan më shumë vende se të tjerët, 101 nga 264, por asnjë parti nuk arriti shumicën e nevojshme qeverisëse.
Ndërsa vetë ish kryeministri nuk u lejua të merrte pjesë pasi ishte në burg, për vepra penale që ai i ka mohuar dhe pretendon se janë të motivuara politikisht.
Zgjedhjet u zhvilluan të enjten e kaluar, por rezultatet u publikuan nga komisioni më shumë se 60 orë pas përfundimit të procesit.
Kjo revoltoi votuesit që akuzojnë për manipulim pasi autoritetet mbyllën rrjetin e telefonisë celulare në ditën e votimit.
Kryesisht mbështetësit e Imran Khan, por edhe anëtarë të partive të tjera politike bllokuan autostradat kryesore të vendit, ndërsa ende nuk janë dakord me rezultatet.
Duke folur para gazetarëve në gjykatë për herë të parë që nga votimi, Khan paralajmëroi se do ishte një fatkeqësi formimi I një qeverie me vota të vjedhura.
Ndërkohë Autoritetet në Pakistan i mohojnë akuzat për manipulim votash.