Presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan vazhdoi takimet e tij në Ankara para zgjedhjeve të 28 majit.

 

Duke reaguar ndaj akuzave për diktaturë, Erdogan përmendi si shembull zgjedhjet e 14 majit, të cilat shkuan në raundin e dytë.

 

Ai hedhin poshtë një retorikë të tillë, duke thënë se është e pamundur që një diktator të kualifikohet në raundin e dytë dhe se ai do të "mbarojë punën" në raundin e parë.

 

‘Çfare thane ata? Ata donin të vazhdonin rrugën me shpifjet e diktaturës kundër Turqisë. Në fushatat shpifëse të kryera nga ata që nuk mundën të çonin as gjysmën e elektoratit në qendrat e votimit në vendin e tyre.Turqia votoi pothuajse 90 për qind.

 Në shtypin ndërkombëtar pati gënjeshtra dhe mashtrime që opozita i përdori.

 

Sido që të jetë, zoti Kemal nuk ka kapacitet tjetër veç gënjeshtrës, gënjeshtra në mëngjes e gënjeshtra në mbrëmje.” tha presidenti Erdogan.

 

 

‘Ne kemi treguar se diskurset e diktaturës janë marrëzi. Mendoni pak, a do të kalojë diktatori në raundin e dytë? Diktatori mbaron punën në raundin e parë. Përfundon gjithashtu me 90 për qind.’

Presidenti Erdogan u shpreh se: "Ne dëshirojmë të fitojmë zemrat e kombit tonë, jo diktaturën"

 

Erdogan vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se: ‘I treguam gjithë botës se kombi ynë nuk mund të rregullohet nga kopertinat e revistave. Ne kemi treguar se vullneti i kombit turk nuk mund të lidhet me zinxhirë. Ne kemi treguar se zgjedhjet nuk fitohen me gënjeshtra, shpifje dhe politikë frike.’