Hezbollahu njoftoi se ka sulmuar 4 baza ushtarake në veri të Izraelit dhe 14 vendbanime të ndërtuara në tokat e uzurpuara të palestinezëve.

Në deklaratën në llogarinë e Hezbollahut në Telegram, janë dhënë informacione për sulmet në veri të Izraelit.

Në deklaratë thuhet se në veri të Izraelit janë sulmuar 4 baza ushtarake ndërsa është bombarduar për herë të parë Baza Teknike e Haifës, ku janë trajnuar teknikët e Forcave Ajrore të Forcave Ajrore izraelite.

Thuhet se është kryer sulm me mjete ajrore pa pilot (UAV) në bazën Eliakin të Komandës Rajonale Veriore, në jug të qytetit të Haifës dhe objektivat janë goditur me saktësi të plotë.

Theksohet se baza ushtarake Beit Lid e Komandës Qendrore Rajonale, në lindje të qytetit të Netanya, dhe baza ushtarake Zevulun pranë Haifës u shënjestruan me raketa.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se janë kryer sulme në 14 vendbanime të ndërtuara në tokat e sekuestruara të palestinezëve dhe objektivat ushtarake aty pranë dhe se në këto sulme janë vrarë dhe plagosur ushtarë izraelitë./aa