Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit diskutuan lidhur me zhvillimet në çështjen e Palestinës dhe punimet për armëpushim në Gaza.

Siç raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA, Abbas u takua me Aboul Gheit në Kajro gjatë vizitës së tij në Egjipt si i ftuar i presidentit egjiptian, Abdel Fattah Al-Sisi për të marrë pjesë në Forumin e 12-të Botëror Urban.

Në takim, Abbas informoi Aboul Gheit lidhur me zhvillimet në çështjen e Palestinës, gjenocidin e kryer kundër popullit palestinez dhe lidhur me punimet për përfundimin e luftës në Gaza.

Gjithashtu Abbas informoi Aboul Gheit edhe mbi pritshmëritë nga samiti i jashtëzakonshëm i përbashkët Arabo-Islam që është planifikuar të mbahet më 11 nëntor në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad./aa