Mbretëresha britanike Camilla është tërhequr nga angazhimet publike pasi është sëmurë nga një infeksion në gjoks, njoftoi sot Pallati Buckingham.
Camilla, 77-vjeçare, “aktualisht nuk është mirë për shkak të një infeksioni në gjoks”, për të cilin mjekët e saj kanë këshilluar një periudhë të shkurtër pushimi, tha një zëdhënës i Pallatit në një deklaratë.
“Me keqardhje të madhe, Madhërisë së Saj i është dashur të tërhiqet nga angazhimet e saj për këtë javë, por ajo shpreson shumë që të shërohet në kohë për të marrë pjesë normalisht në ngjarjet e Përkujtimit të kësaj fundjave”, thuhet më tej.
Nuk janë zbuluar detaje të mëtejshme mbi sëmundjen apo trajtimin e saj./aa