Ushtria izraelite njoftoi se 35 ushtarë të saj u plagosën në Rripin e bllokuar dhe të pushtuar të Gazës në 24 orët e fundit, 17 prej tyre në përleshje tokësore.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të ushtrisë izraelite, numri i oficerëve dhe ushtarëve të plagosur është rritur në 2.602 që nga 7 tetori 2023.

Në 24 orët e fundit janë plagosur 35 ushtarë dhe oficerë, 17 prej të cilëve në përleshje tokësore në Rripin e Gazës.

Gjithashtu thuhet se 429 ushtarë izraelitë, 46 prej të cilëve u plagosën rëndë, vazhduan të marrin trajtim në spitale.

Ushtria izraelite njoftoi se që nga 7 tetori 525 ushtarë të saj u vranë, 190 prej të cilëve gjatë procesit të pushtimit tokësor, kur filluan sulmet në Rripin e Gazës./aa