Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pretendon se në rajonin Kursk të Rusisë, ndodhen 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në X, Zelenskyy tha se ata mbrojnë zonën tampon që krijuan në rajonin Kursk të Rusisë.

Ai thotë se kanë raporte të inteligjencës për praninë e ushtarëve të Koresë së Veriut në Kursk. "Aktualisht, janë 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut. Ne shohim një rritje të forcave të Koresë së Veriut, por fatkeqësisht nuk shohim një rritje në përgjigjen e partnerëve tanë", tha Zelenskyy.

 

- Përfshirja e Koresë së Veriut

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi vizitë zyrtare në Korenë e Veriut në qershor dhe nënshkroi "marrëveshjen gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik" midis palëve.

Në deklaratat e bëra nga SHBA-ja dhe NATO në fund të tetorit, thuhej se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi dhe se ata ishin dislokuar në rajonin e Kurskut afër kufirit me Ukrainën./aa