Bëhet e ditur se 29 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë, vdiqën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në shumë pika të Rripit të Gazës gjatë gjithë natës.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite shënjestroi shtëpitë dhe tendat e personave të zhvendosur në Beit Lahia, Deir al-Belah, al-Zawayida dhe Khan Yunis, në sulmet që ka kryer prej 396 ditësh.
Në një sulm në një shtëpi në Beit Lahia, në veri të Gazës u vranë 20 palestinezë.
Në sulmin në një tendë në qytetin qendror të Deir al-Balah u vranë 2 palestinezë, gjithashtu edhe 4 palestinezë vdiqën në rajonin Az-Zawayida.
Tre palestinezë vdiqën në sulmin në qytetin jugor të Khan Yunis./aa