Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur zëvendësimin e Ervin Salianjit si drejtues qarku në Elbasan me deputetin Tomor Alizoti.

Gjithashtu Berisha ka caktuar ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin si koordinatore për diasporën.

Ndërsa për Kavajën e Rrogozhinën drejtues politik do të jetë kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja.

PD bën të ditur se, ky vendim bazohet në Statutin e Partisë për intensifikimin e aksionit politik dhe përgatitjen e strukturave për garën elektorale të vitit 2025./ata