Ky është momenti i tmerrshëm kur një qen i tërbuar sulmoi dy kuaj policie në një park ndërsa kalimtarët përpiqeshin të ndalonin kafshën.

 

Pamjet, e kapura nga një kalimtar në Victoria Park në Londër, tregojnë skenat kaotike teksa oficerët bërtasin që dikush të verë në kontroll qenin e llojit bulldog amerikan.

 

 

Një burrë që mbante në dorë një shkop të gjatë tentoi të largonte qenin, por ishte e pamundur. Ai i kafshoi kuajt disa herë nga këmbët duke i dëmtuar.

 

Pas disa minutash përpjekje qeni u largua dhe u kap nga një burrë që ia dorëzoi një personi me kamuflazh që ishte pronari i tij, por që nuk ndërhyri për të shmangur këtë incident.