Shkretëtira e Bledowit në Poloni tërheq turistë nga e gjithë bota me pamjen e saj unike të shkretëtirës në kontinentin evropian.
Edhe pse ndodhet në një zonë mjaft larg nga deti, ajo njihet si zona më e madhe e dunave të rërës në Evropën Qendrore, e formuar nga rëra e grumbulluar në rajon nga shkrirja e akullnajave mijëra vjet më parë.
Shkretëtira e Bledowit nuk u krijua natyrshëm, por më tepër si rezultat i aktivitetit njerëzor, i cili uli nivelin e ujit në një shkallë të tillë që toka nuk mund të mbështeste më jetën e bimëve.
Duke filluar në mesjetë, pyjet e zonës u pastruan në mënyrë agresive për të përmbushur nevojat e minierave lokale dhe përpjekjeve për punimin e metaleve. Ky pastrim ekspozoi përafërsisht 150 km2 rërë, e cila dikur arrinte në jug deri në Szczakowa.
Në zonën e shkretëtirës së Bledowit zhvillohen shumë ngjarje argëtuese si vrapime, piknikë familjarë dhe koncerte.
Kjo zonë është tërheqëse për ecje dhe kalërim dhe gjithashtu kuriozitet i mrekullueshëm natyror. Në shkretëtirë, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ishte organizuar një terren ushtarak. Për momentin, ushtria polake trajnon kërcyesit me parashutë në këtë zonë, e cila gjithashtu është spektakolare për turistët në zonë./aa